Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hoti bashkë me Rakiqin, takojnë të hënën të gjithë kryetarët e komunave

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se për të hënën në orën 11:00 ka ftuar në takim të gjithë kryetarët e komunave të vendit.


Ai ka thënë se bashkë me zëvendësin e tij, Goran Rakiq do të njoftojë mbi fondet që janë ndarë për komunat.

“Ftoj në këtë takim edhe Ministrin e Arsimit dhe Ministrin e Shëndetësisë. Do t’i kemi tri tema për diskutim”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Qeveria Hoti ia ka lënë në dorë komunave që të vendosin rreth nisjes së vitit shkollor në shkolla. Drejtoritë e Arsimit do të vendosin nëse mund t’i sigurojnë masat për kthim në shkolla.

Ndryshe, deri tash Komuna e Fushë Kosovës e ka konfirmuar rikthimin në shkolla, ndërkohë që të tjera komuna akoma nuk janë deklaruar zyrtarisht, transmeton Reporteri.net.

Comment here