Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hoti e Vucic me deklaratë të përbashkët nga BE’ja: Përmendet marrëveshja gjithëpërfshirëse

Sot pritet të zhvillohet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, derisa BE’ja ka lëshuar një deklaratë të dy liderëve, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vucic


Në këtë deklaratë Hoti dhe Vucic janë shprehur të gatshëm për të vazhduar dialogun, i cili zhvillohet nën ndërmjetësimin e BE’së dhe se kjo është rruga e vetme për integrimin brenda kësaj bashkësie.

“Në rastin e vazhdimit të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti, i kanë konfirmuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri/zëvendës-presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe të vazhdohet puna në dialogun e ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, që është element kyç i rrugëve të tyre në BE. Po ashtu u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtim të mëtejshëm në BE në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse. Në këtë drejtim, dokumentet e firmosura në Washington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me dialog që kanë marrë dy palët, do të mund të ofrojnë një kontribut të dobishëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve”,  thuhet në deklaratën e lëshuar nga BE’ja.

Javën e kaluar Hoti e Vucic u takuan në SHBA duke rënë dakord për disa çështje, kurse të premten ata u pritën nga Presidenti Trump ku nënshkruan marrëveshje.

Comment here