Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hoti: Kemi shumë të shëruar, por numri i rasteve me fatalitet mbetet i lartë

Kryeministri, Avdullah Hoti, edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave anti Covid e sidomos tani që fillon viti shkollor.


Ai thekson se edhe pse numri i rasteve të reja me Koronavirus ka shënuar rënie, numri i rasteve me fatalitet vazhdon të mbetet i lartë.

“Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rezikun e infektimit” shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.

Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rezikun e infektimit.Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat.

Comment here