Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hoti: Kosova është e përkushtuar për integrimet euroatlantike

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoi për rolin dhe angazhimin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë, trasnmeton Gazeta Metro.


Me këtë rast, kryeministri Hoti vlerësoi edhe punën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), që po jep ndihmesë të rëndësishme për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Hoti e ka vlerësuar edhe ndihmën e KFOR-it për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar ta ndërtojë të ardhmen e saj euroatlantike dhe të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Ndërsa, Sekretari Stoltenberg e siguroi kryeministrin Hoti se NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut me Serbinë si mënyrë e vetme për të siguruar zgjidhje politike afatgjate.

Comment here