Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hoti: Me gjithë dëmet materiale nga vërshimet, situata është nën kontroll

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se me gjithë dëmet materiale pas vërshimeve të mbrëmshme, në tërë vendin gjendja është kontroll.


Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se janë mobilizuar të gjitha shtabet emergjente.

Postimi i kryeministrit:

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet…

Janë mobilizuar të gjitha shtabet emergjente lokale, ndërkohë që edhe Policia e Kosovës, Njësitë Profesionale të Kërkim-Shpëtimit dhe Zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie. Për fat, me gjithë dëmet materiale, në tërë vendin gjendja është nën kontroll.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t'u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet e…

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, August 18, 2020

Comment here