Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hoti sot në Bruksel takohet me Sekretarin e NATO’s

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot gjatë ditës do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s Jens Stoltenberg.


“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë. Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”.

Shefi i qeverisë kosovare gjatë vizitës zyrtare në Bruksel është takuar me Emisarin Special te BE-së për dialogun Kosovë –Serbi Mirosllav Lajcak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Mattheë Palmer

Hoti po ashtu është pritur në takim nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk.

Comment here