Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hoti: Të pagjeturit, çështja kryesore e marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti dhe përfaqësues të shoqatave të familjeve të të zhdukurve, kanë bërë homazhe te Obelisku i personave të pagjetur, nga ku u kërkua që Serbia të tregojë se ku janë më të dashurve të tyre .


Kryeministri Hoti ka thënë se fati i të pagjeturve është plagë e hapur, dhe është temë edhe me e ndishme tash 20 vjet pas çlirimit.

Hoti ka thënë se kjo është temë kryesore për çdo marrëveshje që do të arrihet me Serbinë.

“Kjo është plagë e hapur akoma, është tema më e ndishme edhe pas 20 vjetëve të çlirimit. Nuk është e tepërt ta them para jush se kjo është çështja kryesore në çfardo marrëveshje që mund të arrihet për normalizim të marrëdhënieve për njohje reciproke me Serbinë, dhe nuk mund të jemi të qetë derisa familjet e të pagjeturve të dinë ku i kanë të dashurit e tyre”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, kryetari i Këshillit koordinues i Asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur, Ahmet Grajçevci, ka thënë se edhe ky vit po na gjen pa e zbuluar fatin e 1641 personave të zhdukur.

“Ne e dimë se Serbia i ka marrë të gjallë dhe i ka dërguar në Serbi dhe Ne si familjarë përgjegjësi kërkojmë rrugëtimin e tyre, vend ndodhjen e tyre dhe ku janë. Kjo përgjegjësi i takon shtetit Serb që të na dhëjnë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, homazhe kanë bërë edhe përfaqësuesit e organizatës“Zëri i Prindërve”, nga Mitrovicë. Kryetari i kësaj organizate, Bajram Qerkini ka thënë se kjo është ditë që i bëjnë me lot familjarët e të pagjeturve.

Ai ka kritikuar Qeverinë për siç thotë ai neglizhencën që ia kanë bërë kësaj organizate në këtë ditë.

“Jo neglizhencë, po maltretim i madh, jo bashkëpunim ashtu qysh duhet, jo ashtu 20 e diçka shoqata mos me ardh me durë në gjepa, në këtë ditë ndërkombëtare ku derdhin lot me miliona njerëz që nuk e dinë ku i kanë më të dashurit tonë. Edhe na i kemi 1643 të pagjetur, edhe ne është kanë mirë me qenë të paktën 200 veta këtu, edhe ne kish qenë mirë me ardhur prej çdo komune bile 20 veta këtu. Çka u ba me neve kështu? Deri kur? Edhe sa duhet me ba kësi gjana në mes veti politikisht me një qëllim. Qëllimi kryesor është zbardhja e fatit të pagjeturve, por edhe jetesa e juve, e fëmijëve të juaj”, ka thënë Qerkini.

Comment here