Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hotit i kërkohet të raportojë në Kuvend para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Deputetët po kërkojnë që paraprakisht kryeministri Avdullah Hoti të raportojë rreth asaj që do të diskutohet në Washington më 4 shtator


Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshii ka kërkuar Hotit që t’i njoftojë deputetët, duke pasur parasysh se Kosova është demokraci parlamentare dhe se informimi i tyre si deputetët është i rëndësishëm për këtë takim.

“Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook

Postimi i i plotë:

Gjatë tërë kohës është duke na u thënë se në diskutimet që do të ndodhin me 4 shtator, në takimin e organizuar në Washington ndërmjet Kosovës e cila do të përfaqësohet nga Kryeminstri dhe Serbisë e përfaqësuar nga Presidenti se do të përfshihen çështjet ekonomike, siç janë vendet e punës dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike në funksion të paqes ndërmjet dy shteteve.

Edhe pak ditë e ky takim do të ndodhë, ndërsa Kuvendi ndodhet në pushim e Kryeministri nuk ka dërguar asnjë kërkesë për seancë që ai të raportojë shkurtimisht për takimin që do të ndodh.

Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë./

Gjatë tërë kohës është duke na u thënë se në diskutimet që do të ndodhin me 4 shtator, në takimin e organizuar në…

Posted by Ariana Musliu Shoshi on Wednesday, August 26, 2020

Comment here