Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hoxha i Drenicës: Kosova nuk është shtet islamik, njohja nga Izraeli e mirëseardhur

Imami i Drenasit, Osman Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me raportet Kosovë-Izrael.


Musliu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova është vend me shumicë myslimane por sipas tij nuk është vend islamik.

“Ne rregullimin shtetërorë e kemi laik. Ligjet tona janë laike dhe nuk kanë mbështetje në Kuran, Bibël apo Tevrat”, tha ai.

Imami i Drenasit thotë se raportet e shqiptarëve me Izraelin janë të vjetra por ai thotë se edhe në aspektin fetar, islami nuk ka problem me hebraizmin.

“Njohja nga Izraeli është e mirëseardhur por nuk duhet të injorojmë edhe shtetet e vogla”.

Musliu thotë se Turqia nuk do të bie në atë nivel të ngrijë raportet me Kosovën nëse Kosova hap ambasadë në Izrael.

“Ne nuk mund t’i themi jo Amerikës. Miku ndonjëherë kur të thotë të bësh ndonjë veprim edhe dëmtohesh por më pengojnë analistët që e ngrenë njohjen e Izraelit më lartë se shtetet tjera”, tha ndër të tjera Osman Musliu.

Comment here