Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hyseni takohet me Abbot: Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për një marrëveshje të drejtë mes Kosovës e Serbisë është i palëkundshëm

Koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e Britanisë së Madhë, Nicholas Abbott, me të cilin kanë biseduar për rrjedhën e deritanishme të dialogut.


Hyseni përmes një postimi në rrjetin soical Facebook, tha se ambasadori Abbott konfirmoi mbështetjen dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme që sjellë normalizim në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, prita në zyrën time ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Bëmë një bisedë të hapur për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi. Duke çmuar lartë kontributin e madh të Britanisë së Madhe në të gjitha fazat e historisë më të re dhe shtetndërtimit në Kosovë, theksova rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme britanike për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadori Abbott, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar, për një marrëveshje të drejt dhe të qëndrueshme që duhet të sjell normalizim të plotë në marrëdheinet midis Kosovës dhe Serbisë, është i palëkundshëm.
S.H.

Sot, prita në zyrën time ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Bëmë një bisedë të hapur për rrjedhën e…

Posted by Skender Hyseni on Monday, August 24, 2020

Comment here