Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Hysni Guncati i OVL të UÇK-së: Bisedimet e Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel, mashtrim i popullit

Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për takimin e fundit që kishte me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.


Guncati thotë se takimi nuk ka qenë produktiv, por një shaka dhe Vuçiq e nënçmoi kryeministrin Hoti

Postimi i tij:

Bisedimet e Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel, mashtrim i popullit!

Takimi i kryeministrit, Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk ka qenë produktiv, ishte shaka, lojë dhe ofendim që ia bëri presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Hoti.

Bisedimet e kryeministrit Hoti rreth dialogut maratonik Kosovë-Serbi ishte i pa platformë dhe legjitimitet. Në këtë takim presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e nënçmon Hotin, njëkohësisht edhe Kosovën. Në takimin e Brukselit niveli i takimit u minimizua, ra nga nivelet e larta të bisedimeve mesh dy shteteve në nivel teknik, ashtu siç ishte në fazën fillestare, dekada më parë.

Madje u fshehën prezentimet rreth nivelit të bisedimeve se çka u bisedua në kët takim, që i bije se këto biseda kanë qenë kot fare, madje as pa bujë mediatike. Kjo ndodhi për shkak se kryeministri Hoti mbeti në korridoret e Brukselit dhe para syve të tij ishte vendosur pllakata-libri Kosova dhe Metohia.

Shoqatat e dala nga lufta e UCK-së, pos që janë të zhgënjyra me paraqitjen e kryeministri Hoti në takimin e Brukselit, janë të zhgënjyra edhe me rolin e Brukselit që kishte rol të njëanëshm dhe në favor të Serbisë. Dita ditës Brukseli po e humbë rolin e vendit ndërmjetsues sepse po e mban hapur anën e Serbisë duke e dëmtuar procesin e Pavarsisë së Kosovës.

Lojrat e shpeshta të Serbisë më zjarr, e kanë djegur ate sa her qe ka luajtur më zjarr. Edhe këtë radhë Serbia do të digjet në zjarrin e vet. Shqiptarët janë mësuar për të luftuar për liri e pavarësi, prandaj nëse Serbia fillon të na cenoi prap lirinë dhe pavarsinë e fituar me gjak, me sakrifica e luftra të panumërta, do të ndeshet prap me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shumë më të fortë e më të organizuar se sa në luftën e fundit ku UCK-ja ka fituar triumfalisht mbi forcat okupuese dhe kriminale të cilat e vranë, e dogjën, e masakruan dhe shkatrruan masovikisht afersisht 100 vjet rresht. Askush nuk e don luftën, por sa here që ka nevojë ne do të mobilizohemi.

Serbia po sillet si një shtet agresor që e ka vrarë dhe e ka prerë popullin shqiptar nëpër shekuj, nuk është lodhur kurrë për të kërkuar falje për ato që i ka bërë gjërë më sot mbi popullin shqiptar.

E lusim botën demokratike, botën humane dhe botën që i çmon të drejtat e njeriut që ta çortojnë Serbinë për ta ndalur agresivitetin dhe shantazhimin e brendshëm ndaj Kosovës. Mjaft më më mashtrime e trillime ndaj popullit dhe bive dhe bijave të saj.

Kosova e ka fituar Lirinë, Pavarsinë dhe e ka ndërtuar Shtetin e Pavarur të Republikës së Kosovës, ky është fakt i kryer. Kush mendon ndyshe humbë kohë kot. Shoqatat e dala nga lufta e UCK-së, kërkojnë që në negociata të përfshihen edhe SHBA-të dhe dialogu Kosovë-Serbi ta merr rrugën e mbarë dhe të përfundon sa më parë.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK.

Bisedimet e Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel, mashtrim i popullit!Takimi i kryeministrit, Avdullah Hoti me presidentin e…

Posted by Hysni Gucati on Thursday, August 20, 2020

Comment here