Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Isa Mustafa mbron Hotin për Asociacionin, i reagon ashpër Vetëvendosjes

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka mbrojtur kryeministrin Avdullah Hoti ndaj sulmeve të Vetëvendosjes.

Ai thotë se po i përcjell sulmet që po i bëhet Hotit nga Lëviza Vetëvendosje në një anën dhe nga presidenti serb në anën tjetër për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai thekson se, Lëvizja Vetëvendosje po pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga Hashim Thaçi, ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

Postimi i plotë:

A po dinë çfarë po thonë?!

Po i përcjell sulmet që po i bëhen Kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, në njërën anë dhe nga Presidenti i Serbisë, në anën tjetër, lidhur me Asociacionin (apo “Zajednicen, me gjuhën e VV-së)

VV ishte shprehur sot për mediat: “…. ne do ta mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nga kushdo e posaçërisht nga kryeministri ilegjitim Hoti”.

Ndërkaq, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë:

Gjykata Kushtetuese, ne mbështetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutës, ne mbështetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash

VENDOS

TE DEKLAROJE kërkesën te pranueshme;
TE KONSTATOJE qe Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç është parapare me Marrëveshjen e Pare, te ratifikuar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës;…
Kjo le të konstatohet se LVV pajtohet të themelohet Asociacioni sipas Marrëveshjes së nënshkruar nga z. Thaçi, ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq, Vuçiqi ishte pajtuar në Marrëveshjen mbi parimet, të cilën e nënshkruam në vitin 2015 që Asociacioni do të themelohet pasi që Gjykata Kushtetuese konstaton se vendimi i Qeverisë dhe Statuti, (përfshirë edhe ndryshimet e tij) janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Kjo dispozitë nuk gjendet në Marrëveshjen e Parë! IM

Comment here