Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ish-presidenti serb e fton Vucicin në debat të hapur: Le të flasim për Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë Boris Tadic e ka ftuar në një debat presidentin aktual të këtij vendi, Aleksandar Vucic ku i ka kërkuar të flasin rreth Kosovës dhe planit e tij për zgjidhjen e çështjeve të hapura.


Tadic mbrëmë përmes një komunikate për media, tha se Vucici duhet ta gjejë “kurajon më të vogël” dhe t’u përgjigjet akuzave që u ka ikur për tashmë e disa vite.

“Në përpjekjet e dëshpëruara për të ruajtur pozicionin e ‘atdhetarit të madh’ në elektoratin e tij, ndërsa përmbushjen e servilizmit të premtuar për Perëndimin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës – e cila solli në pushtet Partinë Progresive Serbe (SNS) në vitin 2012, Vucic ka prezantuar për qytetarët vetëm gënjashtra si dhe një kombinim primitiv të zëshmërisë dhe vetë-promovimit të vetë duke luftuar si një luan”, ka thënë ai.

Sipas Tadicit, partia e Aleksandar Vucic, SNS është e vetmja që nuk ka prezantuar asnjëherë një plan të veçantë për Kosovën, pasi tashmë veçse e ka njohur si shtet, përcjell Gazeta Metro.

Ndër të tjera, ai theksoi se presidenti aktual “do të lëshojë pe” në Washington, ku do të bisedohet edhe çështja e statusit.

Ndryshe, vlen të theksohet se emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi pret më 4 shtator në Washington delegacionin e Prishtinës dhe atë të Beogradit, ku deri tani është thënë se do të bisedohet vetëm për çështje ekonomike.

Sidoqoftë, në publik është komentuar shumë thirrja e këtij takimi, ku u tha se në tavolinë mund të flitet edhe për çështje tjera.

Ndërkaq, disa media vendore nga burime të tyre kanë raportuar se në takim mund të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Comment here