Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Italia shënon sërish rritje të rasteve me coronavirus në 24 orët e fundit, ja sa u infektuan

Pas periudhës së rëndë që kaloi nga coronavirusi, ku mijëra persona humbën jetën si pasojë e coronavirusit të ri, Italia duket se ka shënuar sërish përkeqësim të situatës.


Në përditësimin e të dhënave në 24 orët e fundit është raportuar një rritje e rasteve të reja në krahasim me ditën më parë.

Mediat italiane shkruajnë se vetëm ditën e sotme janë raportuar 642 persona të infektuar me coronavirus. Ndërsa autoritetet italiane të shëndetësisë thonë se kjo është shifra më e lartë e regjistruar së fundmi, që pas përfundimit të izolimit dhe karantinimit të detyruar.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit u testuan mbi 71 mijë persona, ndërkohë që një ditë më parë ky numër ishte 53 mijë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Emergjencat Civile, gjithashtu raportohet se 7 persona kanë humbur jetën.

Comment here