Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Keni planifikuar pushimet në Shqipëri: Ky do të jetë moti atje

Dita e sotme u karakterizua nga moti me alternime ktjellimesh dhe vranësirash ndërsa deri në fund të saj, priten edhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Reshjet do të jenë kryesisht në zonën e veriut dhe të qendrës dhe lokalisht do të jenë edhe në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër. Përgjatë orëve të mbrëmjes këto reshje do lokalizohen përgjatë vijës bregdetare


Edhe për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte jo të qëndrueshme atmosferike. Duke nisur që nga orët e para të 24-orëshit moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Reshjet do të jenë prezente deri në orët e pasdites por të përqëndruara kryesisht në zonën e verilindjes.

Duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes së ditës së nesërme kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin si dhe nisin gradualisht kthjellimet. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në zonat malore deri në 23°C në ato të ulta ndërsa ato të mesditës nga 28°C në zonat malofre deri në 34°C në ato të ulta.

Comment here