Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Këtë javë mot i ndryshueshëm nga dita në ditë

Për dallim nga java e fundit e gushtrit, java e parë e shtatorit do të na sjellë mot të freskë.


Sot na pret mot i ngjashëm sikurse dje, me diell dhe shumë i nxehtë, kurse të martën do të kemi një front të dobët të ftohtë ajror i cili nga perëndimi do të depërtojë në drejtim të rajonit tonë duke kushtëzuar ulje të temperaturave dhe vende-vende edhe rrebeshe të lokalizuara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën në tërë rajonin pritet mot më i freskët, por i këndshëm, veçanërisht në bregdet, ndërsa nuk priten reshje atmosferike.

Nga e enjtja temperaturat përsëri do të fillojnë të rikuperohen, por nuk pritet nxehtësi e madhe. Për shkak të lagështisë relative të ajrit në nivele të larta pritet të jetë zagushi gjatë ditës. Nga fundi i javës pritet që në Italinë jugore dhe afër Detit Jon të krijohet një ciklon i shtresave të larta atmosferike. Ky ciklon do të fillojë të ndikojë në motin mbi rajon tonë. Priten intervale të gjata kohore me diell, por herë pas here pasditeve priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Pra, gjatë kësaj jave na pret një mot i ndryshueshëm. 

Comment here