Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Këto lagje do të mbesin pa ujë nesër

Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, “Hajvalia”, “Veterniku”, “Matiqani”, zona qendër e lagjes “Bregu i Diellit”, një pjesë e lagjes “Aktash” dhe një pjesë e “Muhaxhirëve” në Prishtinë.

Kjo për arsye se KRU “Prishtina” ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga çeliku fi 600 mm që vvjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës, njofton Klan Kosova.

“Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit, andaj janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë në bashkëpunim me operatorin ekonomik. Për shkak që ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike”, njofton ujësjellësi.

Comment here