Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Koci: Deputetët tanë janë treguar naivë, mandati maksimal i Gjykatës Speciale në Hagë është 5 vjet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një videomesazhi sonte iu drejtua qytetarëve.


Ai ndër të tjera në fund foli edhe për Gjykatën Speciale, derisa kërkoi nga Kuvendi që mandati i Speciales të zgjasë deri në njoftimin e përfundimit nga Këshilli Europian.

Ndërsa, avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka publikuar një postim në llogarinë Facebook, ku thotë se amendamenti kushtetues, në bazë të së cilit është themeluar Gjykata Speciale me seli në Hagë, parashikon në mënyrë të qartë që mandati maksimal i këtij institucioni është 5 vjet

Ky është postimi i tij i plotë:

Deputetët naiv!

Ligji pët ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së i cili është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, parasheh që mandati i gjykatës do të vazhdohet derisa Këshilli i Bashkimit të mos e informojë Kosovën se të gjitha hetimet dhe të gjitha proceset në kuadër të Dhomave të Specializuara kanë përfunduar.

Në anën tjetër, amendamenti kushtetues, në bazë të së cilit është themeluar Gjykata Speciale me seli në Hagë, parashikon në mënyrë të qartë që mandati maksimal i këtij institucioni është 5 vjet.

Sidoqoftë, në amandamentin kushtetues ka referenca konfuze dhe dykuptimësi, dhe është e mundur që kjo ka qenë një lojë e një pjesë të akterëve nga ana e bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave të deputetëve në kohën e votimit të specialës.

Natyrisht, të njejtit (ndërkombëtarët) tani do të thonë që mandati vazhdohet me automatizëm.

Thjesht, deputetët tanë janë treguar naiv dhe jokompetent, pasiqë nuk e kanë sqaruar me kohë këtë mospërputhje.

Comment here