Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kolona të gjata në kufi me Shqipërinë, kosovarët kthehen nga bregdeti

Çdo fundjavë publikohen pamje nga kolonat e gjata në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë.

Madje, jo vetëm në fundjavë, tollovi në këtë pikë kufitare po shkaktohet edhe gjatë ditëve të tjera.

Pushuesit kosovarë që po kalojnë ditët e nxehta në bregdetin shqiptar po duhet të presin në radhë me orë të tëra në pikën kufitare në Morinë.

Nga disa pamje të publikuara shihen kolona të gjata që janë shkaktuar në këtë pikë kufitare që lidh Shqipërinë dhe Kosovën.

Pavarësisht që Kosova dhe Shqipëria gjenden në situatë të vështirë epidemiologjike, për shkak të virusit COVID-19, megjithatë vajtje-ardhjet e qytetarëve të këtyre dy vendeve nuk kanë ndaluar

Comment here