Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Komisioni i Venedikut i dërgon letër Hotit lidhur me Projektligjin për tubimet publike

Kryeministri Avdullah Hoti ka pranuar letër nga presidenti i Komisionit të Venedikut lidhur me pranueshmërinë e kërkesës për opinion për Projektligjin për tubimet publike.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës do të formojnë grup punues për adresimin e këtyre rekomandimeve.

“Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të formojnë grup punues për adresimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, me qëllim që Projektligji për tubimet publike të jetë në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Hoti e kishte vlerësuar nevojën e opinionit për këtë projektligj dhe këtë kërkesë e kishte bërë në Komisionin e Venedikut.

Me këtë ligj rregullohet e drejta për tubime publike, e drejta e fjalës së lirë në tubime publike, protesta, manifestime publike, koha dhe mënyra e lajmërimit apo ndalimit të tubimeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve.

Comment here