Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Komunat kërkojnë që të lehtësohen masat: Prindërit kthimin e nxënësve në shkolla

Komunat po kërkojnë lehtësim të masave e prindërit kthim të nxënësve në shkolla.


Çdo ditë e javës në Kosovë, po karakterizohet me shifra të rezultateve pozitive mbi 100 persona. Por, pavarësisht kësaj situatën ndryshe po e vlerësojnë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Të njëjtit duke krahasuar trendin e të infektuarve ndër javë, po thonë se ka ulje të rasteve pozitive.

Sipas Ibrahimit, komunat janë duke i zbatuar të gjitha masat anti-covid, në bashkëpunim me organet e rendit.

E derisa rekomandimet po respektohen dhe po vlerësohet që situata është nën kontroll po kërkohet që masat të lehtësohen.

Ndërsa në takimet që janë zhvilluar kryetarët e komunave bashkë me drejtorët e arsimit janë shprehur të gatshëm për rinisjen e vitit shkollor.

E, kthimin e tërësishëm në objektet shkollore për nxënësit po e kërkon Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Vendimin përfundimtar në lidhje me këtë çështje, do të merret javën e ardhshme.

Comment here