Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Komunat të gatshme për fillimin e mësimit: Prindërit kërkojnë që fëmijët të shkojnë në shkolla

Komunat janë shprehur të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor në shtator, teksa këshilli i prindërve po kërkon që procesi mësimor të mbahet në klasa, pasi që ai virtual nuk po ka efekt,


Kështu u tha sot në diskutimin e thirrur nga ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ku morën pjesë drejtorë të Arsimit e përfaqësues të tjerë.

Komunat janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor në shtator ka pohuar drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Ibrahimi në takimin që ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka zhvilluar me drejtorët e Arsimit dhe përfaqësues të tjerë të arsimit në vend, shtoi se bashkëpunimi me nivelin qendror ka qenë korret dhe se komuna kanë kërkuar vendim sa më të shpejt nga Qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ndërsa, kreu i SBASHK’ut Rrahman Jashari ka ofruar disa kushte për ministrinë e Arsimit dhe në qoftë se kushtet nuk respektohen atëherë, ai tha se do të bëjnë çmos ta ndërpresin vitin shkollor.

“SBAShK mbështet çdo angazhim për fillimin e vitit të ri shkollor, ajo që duhet të them se mendoj që viti i ri shkollor është një nga fillimet më të vështira sepse ka edhe frikë dhe po e pamë vetëm ministrin vetëm do ta ketë vetëm vështirë. Edhe DKA-të mos t’i marrin detyrat shukë lehtë dhe ta mbajnë pastërtinë në nivel dhe dezinfektimin e objekteve. Ne përkrahim çdo vendim”, tha ai.

Kurse, Kryetari i DKA’ve, Besim Avdimetaj ka thënë se ka filluar regjistrimi i nxënësve për klasat e 10’ta.

“Komunat duhet të ndihmon rreth formës për fillimin e vitit të ri shkollor. Kemi filluar regjistrimin e nxënësve për klasat e 10 dhe nxënësit janë vetëdijesuar po ashtu edhe prindërit”.

Këshilli  i Prindërve po ashtu ka dhënë mbështetjen që viti i ri shkollor të fillojë në shkolla sepse sipas tyre mësimi online nuk ka dhënë efektin e vet. Ata kanë kërkuar qe niveli 1-5 të jenë në bankat shkollore dhe në shkolla të dezinfektuara.

Pas kësaj mbledhje, MASHT në koordinim me MSH’në dhe IKSHPK’në pritet që të vendosin se si do të zhvillohet procesi mësimor nga 1 shtatori.

Comment here