Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Konferenca, takime e diskutime, të gjitha ngjarjet që pritet të zhvillohen sot

Për sot janë paralajmëruar pesë ngjarje e aktivitete të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë.

Vazhdon intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në orën 09:30.

Këshilli i prindërve të fshatrave të Kamenicës mban protestë para MASH, në orën 10:00.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të vizitojë Klinikën e Radiologjisë dhe Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së, në orën 10:00.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, do të mbajë konferencë për media, në selinë e PDK-së Prizren, në orën 11:00.

Lëvizja FOL me mbështetjen e Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) organizojnë diskutimin FOL Hapur për Hidrocentralet, në zyrat e Lëvizjes FOL,në orën 11:00.

Comment here