Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

‘Korrieri’ i Vucicit, Dodik: Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili shërben edhe si korrieri i presidentit serb Aleksandar Vucic, po thotë se vendi që përfaqëson ai nuk do ta njohë Kosovën


Dodik i cili gjendet para një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në Bosnje me temë “njohjen e Kosovës”, thotë se kjo nuk do të ndodhë pasi se ka bërë as Serbia.

Ai thotë se Kosova do mbetet në një vakum ku vuan nga mbështetja e vendeve që e krijuan.

“Serbia nuk e njohu pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës dhe se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të bëjë të njëjtën gjë. Kosova e vetëshpallur do të mbetet në një vakum në të cilin vuan mbështetjen e vendeve që e krijuan atë si një shtet gjoja të pavarur, dhe në thelb pa vullnetin e shumicës në Kombet e Bashkuara për t’u verifikuar si e njohur ndërkombëtarisht”, thotë ndër tjerash Dodik në RTS kur u pyet për Kosovën.

Kujtojmë se presidenca në Bosnje ka tre anëtarë, një boshnjak, një kroat dhe atë serb, për çdo vendim, përfshirë këtu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, do duhet që të votojnë të tre anëtarë pro saj

Comment here