Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kosova dhe Serbia nuk do të nënshkruajnë marrëveshje mes vete por me Amerikën

Pas pak orësh në Uashington do të nënshkruhen dy marrëveshje.


Këto dy marrëveshje nuk do të jenë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, por mes Amerikës me këto dy shtete.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi i cili po qëndron në Uashington.

Kelmendi ka thënë se bëhet fjalë një marrëveshje e cila përmban projekte me vlerë rreth 13 miliardë dollarë.

“Bëhet fjalë për 13 miliardë dollarë investime në infrastrukturë dhe projekte të përbashkëta rajonale që prekin Kosovën e Serbinë. Sot do të nënshkruhen dy marrëveshje një të cilën Trump në emër të SHBA-ve do ta shkruaj me Kosovën dhe tjetrën me Serbinë. Nuk do të jenë marrëveshje nga Kosova e Serbia por marrëveshje që do të nënshkruhen me Amerikën”, u shpreh ai.

Comment here