Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kosova dhe Shqipëria arrijnë një marrëveshje për punësim

Në prag të mbledhjes së radhës mes Kosovës dhe Shqipërisë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë edhe me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, u takuan me ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Anila Denaj, për të intensifikuar edhe më tej veprimet e nevojshme në rrugëtimin e nisur që moti, për lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Reçica dhe Denaj u dakorduan për arritjen e marrëveshjes së mobilitetit në punë, marrëveshje kjo e cila ua mundëson qytetarëve të këtyre vendeve të kenë mundësi të barabarta punësimi, arsimi dhe aftësimi profesional, pavarësisht vendit prej nga vijnë.

Kuadrot e të dyja vendeve me arritjen e kësaj marrëveshje do të shfrytëzojnë tregun e përbashkët të punës, i cili do të jetë i integruar në vetëm një treg pune.

Rëndësia e integrimit të së cilit është që dy vendet të plotësojnë vendet e lira të punës, të cilat kërkojnë kuadro në bazë të nevojave të tregut.

Gjithashtu, janë marrë vesh që pas arritjes së kësaj marrëveshje, të realizojnë edhe marrëveshjen për sigurime sociale, që qytetarët mos të humbasin kontributet e tyre dhe të bashkojnë periudhat e kontributeve nga secili vend që kanë punuar.

Në njoftimin e MPM-së thuhet se qytetarët do të përfitojnë nga sigurimet shoqërore duke zgjedhur të jetojnë ku ata dëshirojnë, në Kosovë apo në Shqipëri.

Reçica theksoi se me arritjen e këtyre dy marrëveshjeve Kosova dhe Shqipëria do të jenë gjithnjë më afër Bashkimit Evropian, për faktin se po jetësojnë një pjesë të procesit të Berlinit.

Comment here