Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kosova do të pranojë edhe një donacion me mbi 30 tonë pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton se Kosova do të marrë edhe një një tjetër donacion nga UNICEF, ku përfshihen mbi 30 tonë pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit.

Këtë informacion e ka bërë të ditur me anë të një porstimi në profilin e tij në Facebook, teksa flet për aktivitetin e shpërndarjes së maskave sot në Podujevë.

Postimi i plotë i tij

Shpërndarja e maskave gjatë ditës në qyetin e Podujevës, bashkë me të rinjët e organizatës Pen, është  pjesë e projektit të rradhës, “Be with us”, projekt ky i mbështetur edhe nga Ambasada e Japonisë në Kosovë dhe UNICEF.

Si ministër i Shëndetësisë dua ti falënderoj edhe një herë sot z. Murat Sahin – drejtor i UNICEF,  z. Mitsunori Ogasawara – ambasador i Japonisë por edhe gjithë donatorët tjerë që po e mbështesin Kosovën në këtë rrugëtim.

Tashmë e kemi të konfirmuar se shumë shpejt do të marrin edhe një mbështetje tjetër nga UNICEF, e që ka të bëjë me pajisje mbrojtëse profesionale me mbi 30 tonë si dhe nga Japonia ndihmën e radhës me medikamente për Sars COVID-19.

Gjatë aktivitetit të sotëm ishim të shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, nënkryetari i Podujevës Nexhmi Rudari si dhe Bujar Fejzullahu drejtor i PEN.

Vendosni maska!

Mbani higjienën!

Ruani distancën sociale dhe fizike!.

Comment here