Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kosova, e treta për numrin e shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri

Kosova mban vendin e tretë për numrin e shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2019. Sipas shifrave të INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave), nga Kosova numërohen 1703 banorë të këtij vendi që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, duke shënuar një rritje me 20,1% krahasuar me vitin 2018.


Vendin e parë për numrin e rezidentëve me leje qëndrimi në Shqipëri e mban Italia me 2753 persona, pasuar nga Turqia me 1730 persona.

Të huajt me origjinë nga Kosova kryesohen nga arsyet për bashkim familjar (45,4%), kështu që 773 banorë të Kosovës janë martuar me vajza nga Shqipëria dhe kanë aplikuar për bashkim familjar në vitin 2019. Në fund të vitit 2019, numri i përgjithshëm i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 13.507 banorë, duke pësuar rënie me 4,6% krahasuar me vitin 2018. Numri i të huajve rezidentë më 2019 dominohet nga meshkujt me 63,0% kundrejt femrave me 37,0%. Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2019 ishte 8.241 aplikime, duke shënuar një rënie me 9,3% krahasuar me vitin 2018, shkruan KOHA Ditore.

Comment here