Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kosova merr fonde për blerjen e 100 mijë testeve për COVID-19

Fondacioni për Shoqëri të Hapur njoftoi sot se do t’i dhurojnë 1.5 milion dollarë për ta ndihmuar Kosovën në luftën kundër koronavirusit.

Këto fonde do të shfrytëzohen nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer 100 mijë teste Real Time PCR për COVID-19, duke rritur kështu kapacitetin testues, ku dihet se deri më tani mund të kryhen vetëm 500 teste në ditë.

Gjithashtu, Alexander Soros, zëvendëskryesuesi i Bordit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur ka thënë se testimi është shumë i rëndësishëm dhe fitorja ndaj pandemisë është kyçe, duke e bërë kështu Kosovën të menaxhojë krizën shëndetësore dhe ekonomike ndaj saj.

Comment here