Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kosova pas marrëveshjes merr një ‘dhuratë’ të madhe në Shtëpinë e Bardhë, njohjen nga Izraeli

Kosova dhe Serbia do të mbajnë takimin më historik të kohëve të fundit, që do të bëhet brenda pak minutash në prezencën e presidentit amerikan, Donald Trump.


Kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuciq, do të nënshkruajnë një marrëveshje, kornizat e të cilës u ndërtuan gjatë ditës së djeshme

E dhurata e parë për Kosovën nga SHBA-ja, do të vijë menjëherë pas nënshkrimit. Reporteri.net mëson se Kosova do të marrë një njohje shumë të rëndësishme, sapo të ndodhë marrëveshja.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar se shteti që do ta njoh Kosovën sot, është një prej aleatëve kryesor të Amerikës, dhe një shtet me shumë ndikim në botë. Fjala është për njohjen nga Izraeli.

Ndërkohë, “dhuratat” e tjera për Kosovën, siç u raportua, do të jenë të karakterit ekonomik, pasi janë paralajmëruar investime milionëshe.

Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë një marrëveshje të hartuar në 16 pika, e cila solli probleme në dy kampet negociuese. Dje Serbia reagoi ndaj pikës 10 ku, sipas tyre, kërkohet njohja e ndërsjellë. Ndërkohë, pala kosovare kishte probleme rreth pikës për Ujmanin, gjë që solli edhe paralajmërimin e Ramush Haradinajt për largim nga Qeveria.

Ndonëse bën mjaft zhurmë, delegacionet duket se i kanë tejkaluar kundërshtimet. Serbia ndali reagimet, ndërkohë që raportohet se AAK-ja është pajtuar pas kundërshtimit, pas një sqarimi rreth kësaj pike.

Ndryshe, takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë është paraprirë nga takimet e djeshme me emisarin special, Richard Grenell. Ndërkaq, bisedimet do të vazhdojmë edhe më 7 shtator në Bruksel. 

Comment here