Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Krasniqi: Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 500 të infektuar

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK, Valbon Krasniqi në RTV Dukagjini ka thënë gjendja me pandeminë në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.


“Pavarësisht trendit të rënies së rasteve gjendja edhe në aspektin klinikë edhe atë epidemiologjikë mbetet e rëndë”.

Krasniqi ka thënë se rreth 500 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në spitale.

“Prej këtyre pacientëve 320 janë me oksigjeno terapi ndërsa 41 janë në gjendje të rënduar. Pra ne e vlerësojmë si gjendje kritike për të gjithë këta 41 pacientë që janë në respiratorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK thotë se gjatë muajve korrik dhe gusht gjendja ka qenë shumë e rënduar pasi sipas tij në spitale kanë qenë të shtrirë deri në 650 pacientë brenda 24 orëve.

“Ka qenë një presion i madh për sistemin shëndetësorë pasi në fillim na është dashur të sigurojmë shtretër e më pas edhe riorganizim të stafit shëndetësorë. Sfida më e madhe ishte sfida e furnizimit me oksigjen. Kemi pasur deri në 500 pacientë në baza ditore që është dashur të furnizohen me oksigjen”.

Krasniqi thotë se është e pritshme që kur ka një numër të madh të infektuarve edhe shkalla e vdekshmërisë pritet të jetë e madhe.

“Shkalla e vdekshmërisë në vendin tonë në raport me numrin e të infektuarve është rreth 3.7 për qind. Këtë shkallë nuk e kanë as vendet më të zhvilluara. Shembull Italia këtë shkallë e ka 14%, Gjermania mbi 4%, Suedia afër 7%, Maqedonia 4.1% e kështu me radhë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK thotë se ata kanë luftuar për të shpëtuar çdo jetë por sipas tij sëmundja është e tillë.

Krasniqi thotë se shifrat e të vdekurve janë shqetësuese por sipas tij mjekët do të punojnë edhe më shumë që të mos ndodhin më vdekje.

Comment here