Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kryediplomatja e Kosovës gënjeu për pasurinë, Apeli kthen në rigjykim rastin e saj

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e cila një vit më parë ishte shpallur fajtore për raportim të rremë të pasurisë, është vendosur që rasti i saj të kthehet në rigjykim nga Gjykata e Apelit.


Lajmin e ka publikuar vet Gjykata e Apelit përmes një komunikate, ku thuhet se rasti është kthyer në rigjykim ndaj Haradinajt për deklarim të rrem të pasurisë, të ardhurave dhe dhuratave.

“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.10.2019 është anuluar sipas detyrës zyrtare, dhe çështja penale i është kthyer gjykatës së njëjtë, në rigjykim dhe vendosje”, thuhet në komunikatën për medie.

“Gjykata themelore, e kishte shpallur fajtor të akuzuarën, rreth një vit më parë, për shkak të veprës penale “Mosraportimi apo raportimi i rrem i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare “nga neni 437 par.2 I Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për këtë ajo ishte dënuar më 8 muaj burgim më kusht, në aftin e verifikimit prej 1viti, si dhe dënimi me gjobë, në shumën prej 1.000 Eurove”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu në komunikatë thuhet se Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“Gjykata e Apelit, gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është në kundërshtim me vetveten, si dhe me arsyetimin, pasi që nuk përmban fakte vendimtare të cilat e karakterizojnë veprën penale”, thuhet në komunikatë.

Comment here