Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kryeministri Hoti ua kërkon VV’së e PDK’së nga një përfaqësues për takimin në Washington

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u ka kërkuar partive opozitare nga një përfaqësues për takimin në Washtington


Delegacioni që do të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator akoma nuk është përcaktuar nga pala kosovare, andaj Hoti ka thënë se do të jetë gjithëpërfshirës.

“Jemi duke e finalizuar delegacionit, që kryesohet nga unë, në bazë të Kushtetutës. Do të përfshihen të gjithë, pa përjashtim. Unë sot për informimin tuaj kam dërguar letra te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre. Do të jem i hapur që të krijojmë një ekip gjithëpërfshirës të të gjitha forcat politike”, ka thënë kryeministri në konferencë për media.

Kutojmë, që takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Washington, do të mbahet me 4 shtator.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ndërkaq, 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator.

Sipas Kushtetutës së Serbisë Kosova, është pjesë përbërëse dhe terrtitoritale e Serbisë dhe çdo pyetje, e drejtuar ndaj Gjykatës në Beograd lehtë mund të cënojë procesin e bisedimeve, duke pasur parasysh që negociatat në Bruksel dhe Washtington bëhen në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë dhe jo në instanca politike dhe krahinore siç e parasheh Kushtetuta e Serbisë

Comment here