Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kryetari i Kamenicës përkrahë personat me nevoja të veçanta

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur sot në takim udhëheqësen e organizatës joeveritare “HandiKOS”, ku edhe është nënshkruar kontrata për ndarjen e mjeteve financiare për projektin i cili parasheh përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta në këtë komunë


I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se kjo organizatë ndihmon shumë personat me aftësi të kufizuara, dhe do të ketë përkrahje brenda mundësive që i ka komuna.

“Së bashku me zonjën Hyrmete Morina, udhëheqëse në organizatën jo-qeveritare “HandiKOS” në Kamenicë, sot nënshkruam kontratën për projektin për përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta që ofrohen nga “HandiKOS” në Kamenicë. Ndonëse përkrahja për personat me nevoja të veçanta nuk është e mjaftueshme, marrë parasysh kërkesat e tyre, ne si komunë në vazhdimësi u kemi ofruar mbështetje me mundësitë të cilat i kemi. Personat me nevoja të veçanta janë pjesë e shoqërisë sonë dhe duhet të trajtohen dinjitetshëm”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa udhëheqësja e kësaj organizate, Hyrmete Morina, falënderoi Kastratin për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Iu falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme kryetar. Ne kemi nevoja të shumta në organizatën tonë. Këto mjete do të shpërndahen për aktivitete të ndryshme”, ka thënë ajo

Comment here