Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese infekohet me koronavirus

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka thënë se Rama–Hajrizi ditë më parë ka rezultuar pozitive në testin për coronavirus, dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.


Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë ajo është duke qëndruar në izolim që një javë.

“Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2”, ka thënë Dula.

“Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, thuhet në përgjigjen e Dulës.

Gjykata Kushtetuese  është duke vazhduar punën me mbajtjen e seancave shqyrtuese në mënyrë virtuale.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja me coronavirus, gjersa numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë

Comment here