Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kurti: Qeverisë së paligjshme iu desh më pak se një muaj të përmbysë progresin tonë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar për shtimin e rasteve me COVID-19.


Kurti ka thënë se sa ishin ata në Qeveri nuk ka pasë rritje të rasteve me koronavirus.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=56035870&v=2.1&guid=9b83313326da453ab05721b87a5c9a822ea3be0b3d8d49e6ae4bea5dced76e02

“Një muaj pasi filluam punën ne u përballëm me një pandemi të paprecedentë. Ishte kryeministër për herë të parë dhe ishte hera e parë që VV ishte në Qeveri, por për dy muaj ne sollëm shkallën e infektimeve në zero dhe bëmë Kosovën në një storie suksesi, përkundër mungesës së burimeve financiare dhe shëndetësore”

“Grafikët tregojnë kontrastin drastik mes qeverisjes së mirë dhe asaj të keqe. Qeverisë së paligjshme iu desh më pak se një muaj që të përmbysë progresin tonë. Një kujtesë që zgjedhja nuk është vetëm mes qeverisjes së mirë dhe së keqes, por gjithashtu edhe mes jetës dhe vdekjes”.

“Udhëheqja e dobët vret”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter

Comment here