Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kurti reagon ndaj publikimit në media të dokumentit për Ukshin Hotit-n

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pasi mbrëmë në media është publikuar një dokument lidhur me vrasjen e veprimtarit Ukshin Hoti

Sipas këtij dokumenti aludohet se Ukshin Hoti është vrarë, e më pas kufoma e tij është djegur me eksploziv dhe më tej është fshehur për të humbur gjurmët e krimit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti është shprehur se organet relevante në Kosovë urgjentisht duhet të koordinohen dhe të marrin hapat e duhur që të përcaktojnë vërtetësinë e kësaj informate kaq të rëndësishme.

Më tej, Kurti është shprehur se informacionet e tilla po shkaktojnë dëm të vazhdueshëm emocional dhe psikologjik te familja dhe të afërmit e Ukshin Hotit.

“Informacione të tilla shkaktojnë dëm të vazhdueshëm emocional dhe psikologjik te familja e Ukshin Hotit, tek ata që e njohën dhe e duan, dëm ky që vjen direkt si rezultat i krimeve të kryera nga Serbia. Kjo çka po i bëhet familjes Hoti me informacione të tilla, është viktimizim i vazhdueshëm. Familja dhe e gjithë shoqëria meriton përgjigje, ashtu siç meritojnë të gjitha familjet e secilit person që ende mungon”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ka disa orë që në publik po qarkullon një dokument që thuhet se ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të…

Posted by Albin Kurti on Saturday, August 22, 2020

Comment here