Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Kuvendi miratoi vetëm 10 projektligje gjatë sesionit pranveror

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar gjetjet kryesore nga monitorimi i punës së Kuvendit gjatë sesionit pranveror 2020 dhe vlerësimin lidhur me performancën e Kuvendit gjatë këtij sesioni.


Euegen Cakolli nga KDI-ja, tha se mbyllja e punimeve të sesionit pranveror në kohën kur vendi gjendje në krizë ekonomike dhe shëndetësore, është gabim.

Sipas tij, puna në këtë periudhë veç se ka qenë minimale dhe se performanca ka qenë në nivelin zero.

Në këtë periudhë ai ka bërë të ditur se Kuvendi ka miratuar vetëm 10 projektligje ose 7% të projektligjeve të përfshira në agjendën legjislative të Qeverisë, ku janë përfshirë 138 sosh.

Në shqyrtim në komisione janë edhe tetë projektligje dhe 87% e tyre ende nuk janë proceduar nga Qeveria për në Kuvend.

Comment here