Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ky do të jetë moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të paqëndrueshme ajrore, duke krijuar kushte për mot jostabil të shoqëruara me erëra, reshje shiu dhe rrezik për breshër.

Ky sistem frontal me erëra dhe shkarkime rrufesh, parashihet të godas pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ndryshueshëm, por që stuhitë parashihen në zona më të kufizuara, kryesisht në verilindje të vendit, të cilat mund të thithin sasi të konsiderueshme të reshjeve, gjë që këto zona rrezikohen nga vërshimet e shpejta.

Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike parashihet sonte dhe nesër, ndërsa nga dita e enjte parashihet përmirësim i kushteve atmosferike.

Sa i përket temperaturave në të dy vlerat ekstreme, nuk parashihet të ketë ulje të ndjeshme, minimalet nga 15-17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, por më i theksuar do të jetë drejtimi i veriperëndimit, shpejtësia e së cilës herë-herë mundë të arrijë mbi 17m/s. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, për shkak të luhatjeve, amplitudave në fushat barike dhe indeksit UV i cili në orët me diell do të jetë i lartë.

Comment here