Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ky është delegacioni i Kosovës në Washington: Haradinaj arrinë ta fut njeriun e vet

Kryeministri Abdullah Hoti do të marrë me vete Skënder Hysenin, të cilin, në pajtim me presidentin Thaçi, i kanë dhënë një detyrë për dialog. Pjesë e delegacionit pritet të jetë edhe njeriu i Ramush Haradinajt në Qeveri, ministri Selim Selimi

Kanë mbetur rreth dy javë deri të përballja e Kosovës me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pala kosovare zyrtarisht thotë se akoma nuk ka caktuar se kush do të jetë pjesë e delegacionit.

Takimi në Uashington mund të shtyhet për dy ditë, megjithatë një gjë është e konfirmuar, mbajtja e tij

Nga Zyra e Kryeministrit Hoti thonë se akoma nuk është janë caktuar se cilët zyrtarë shtetërorë e shoqërojnë Hotin, por, me gjasë, ai do të marrë ndonjë ministër të kabinetit, që vjen nga partnerët qeveritarë.

“Akoma nuk është caktuar, por me kryeministrin sigurisht se do të shkojë ndonjëri nga ministrat. Mund të jetë dikush nga partnerët e koalicionit. Ndonjë këshilltar i Kryeministrit. Por me emra, nuk janë caktuar akoma”, ka thënë Xhavit Beqiri, këshilltar për media i Kryeministrit Hoti.

Ndryshe, të hënën mbahet takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës, pra LDK’së, AAK’së, Nismës e minoriteteve, e aty pritet të diskutohet edhe për dialogun me Serbinë.

Aranzhimin e takimit mes Kosovës dhe Serbisë e kishte bërë të ditur Richard Grenell, emisar i Trumpit për dialogun.

Takimin, që Grenell pati njoftuar se mbahet me 2 shtator, e organizon Robert O’Brien, këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit Amerikan, Donald Trump. /

Comment here