Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Lajm i mirë: Kosova po e mposht COVID-in, vetëm 99 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 99 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.


Kjo shifër është më e ulëta që nga 16 korriku, ku shënuan 118 raste të reja pozitive me coronavirus.

Por ky numër i ulët i rasteve sot, krahasur më ditët e tjera, është nën hijen e zezë të trembëdhjetë vdekjeve të cilat janë shënuar në 24 orëshin e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.

Comment here