Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Lufta kundër koronavirusit: Ilaçet Remdesiviri, Favipiraviri dhe Hidroksiklorokina licencohen për t’u importuar në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj ka aprovuar sot propozimin e grupit profesional të Agjensisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) që të lëshojë licencë importi pa autorizim të marketingut për produktet për përdorim tek pacientët me Covid-19 si: Remdesivir, Favipiravir dhe Hydroxychloroquine


Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga ministria ku ndër të tjera thuhet se ky aprovim vlen për periudhën gjatë pandemisë Covid-19 deri në shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për masa të veçanta.

“Duke pasur parasysh situatën emergjente të krijuar si rrjedhojë e pandemisë së virusit Covid-19, Grupi profesional i AKPPM-së, bazuar në nenin 39 paragrafi 1 i Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale e ka parë të arsyeshme që të krijohet mundësia e importit të barnave Remdesivir, Favipiravir dhe Hydroxychloroquine me kushte të veçanta pa autorizim për marketing, në mënyrë që të shpejtohet qasja në këto barna të parapara në udhërrëfyesin klinik nr. 9 mbi menaxhimin dhe trajtimin e Covid-19”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, thuhet se Zemaj do të autorizoj përfshirjen e këtyre tre barnave edhe në Listën e Esenciale të Barnave përmes plotësim-ndryshimit të saj

Comment here