Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë”: Zyrtarë amerikanë zbarkojnë pas 20 shtatorit në Kosovë

Zyrtarë amerikanë të korporatave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do zbarkojnë pas 20 shtatorit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë


Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, në fund të këtij muaji zyrtarë amerikanë, përfaqësues të korporatave kryesore, do të vijnë në Kosovë për të parë nga afër procedurat për nisjen e implementimit të marrëveshjes ekonomike.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, i cili ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington, tha se secila pikë e marrëveshjes së arritur më 4 shtator, ka benefite për vendin.

”Kam dëgjuar edhe disa skeptikë kinse marrëveshjet nuk janë të mira. Por realisht secila prej pikave është me benefit më të mirë e më pozitivë për Kosovën, sesa tjetra”.

”Janë dy komponentë kryesore që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të një vendi”.

”Projektet si të tilla, nëse flasim për pesë vite, kanë me ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen në Ballkan dhe punojnë në Ballkan, e po ashtu mënyrën se si bëhet biznesi në Kosovë”.

Kur fillohet të zbatohen këto marrëveshje?

”Ne kemi marrë një garancion shumë të fuqishëm nga vet Presidenti i SHBA-ve, i cili nga secili takim ka pasur secilin përfaqësues të korporatave kryesore që kanë me e përkrahë zbatimin e këtyre projekteve.

”Kam marrë një lloj zotimi prej tyre direkt, se ata do të merren me këto punë”.

”Vizita e tyre parashihet diku pas 20 shtatorit, zyrtarë të DFC, të cilët do të vijnë të diskutojnë për secilin fizibilitet. Ndërsa për projektin me MCC-në që s’po merr vëmendjen sa duhet, por ka pasur përkrahjen e administratës”.

”Projekti i gazsjellësit. Gazi i cili do të jetë i shpërndarë në amvisri, dhe biznese do të ndikojë pozitivisht në të bërit biznes në Kosovë dhe në koston e tyre”, tha ai në Klan Kosova./

Comment here