Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Mbesin pa ujë disa rrugë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë për shkak të dëmtimit të një gypi

Disa rrugë të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm

Kjo për shkak se para pak çastesh është dëmtuar një gyp në rrugën “Mehmet Major Bushi”.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila tha se Dëmtimi është shkaktuar nga nënkontraktor të “NP Termokos”

“Ekipet teknike të mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për analizimin e gjendjes dhe mundësinë sa më të shpejtë të sanimit”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Pa ujë të pijshëm janë pjesa e njejtë e lagjes “Bregu i Diellit”, konkretisht rrugët “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla”.

Comment here