Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Mbi 500 të shëruar për tri ditë në Kosovë

526 persona e kanë mposhtur koronavirusin brenda tri ditëve të fundit në Kosovë.


Numri total i të shëruarve ka arritur në 7 mijë e 343. Kosova ka aktualisht 3 mijë e 792 raste aktive me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 11 mijë e 545 me 129 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=25093830&v=2.1&guid=c0f3344ca57c46b2832defcdd7a12e758d2cc400a92e4e6f83d106dfa62675f9

Deri tani, gjithsej 410 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

Comment here