Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Mbyllet çerdha publike në Fushë-Kosovë: Disa punëtorë rezultuan pozitiv me koronavirus

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se që nga nesër do të mbyllet përkohësisht çerdhja publike, pasi disa punëtorë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga komuna.

Në njoftimin e Komunës thuhet se disa punonjës të çerdhes “Gëzimi ynë” kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në çerdhen publike në Fushë-Kosovë se ky institucion do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune. Sot, pas testimit të stafit punonjës të IP ‘Gëzimi ynë’, disa punëtorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

* Njoftim për mbyllje të përkohshme të Çerdhes Publike në Fushë-Kosovë nga data 11.09.2020 *Njoftojmë prindërit që i…

Posted by Komuna e Fushë-Kosovës – Faqja Zyrtare on Thursday, September 10, 2020

Comment here