Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ministri i Arsimit: Nesër fillon viti i ri shkollor, nxënësit obligohen që të bartin maska në shkolla

Përmes një konference për media, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka njoftuar edhe zyrtarisht se më rekomandim të MSH’së dhe IKSHPK’së nesër do të nis viti i ri shkollor 2020-21 dhe se të gjithë nxënësit obligohen që të bartin maska në shkolla, shkruan Gazeta Metro.

Në konferencën për media që u mbajt rreth fillimit të vitit shkollor, ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka thënë se të gjithë nxënësit obligohen që të bartin maska në shkolla.

Ndërsa ka thënë se të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim. IKSHPK’në dhe MSH’në

“MASH ka qenë në bashkëpunim të vazhdueshme më IKSHPK-në dhe MSH’në dhe të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim. I urojë të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor duke ju dëshiruar suksese. Vendimi për fillimin e viti të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë. Megjithatë duke qenë se vendimi për rikthimin në shkolla paraqet interes të lart shtetërorë, vendimi për hapjen e tyre ka qenë i rendësish. IKSHPK ka dhënë udhëzim të rekomandoj për fillimin e viti të ri shkollor. MAS;-i tash e disa muaj ka bërë përgatitjet e shumta për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Likaj

Ministri Likaj ka bërë të ditur se janë dezinfektuar shkollat, janë vendosur udhëzimet, është hartuar udhëzuesi i përgjithshme.

“Janë dezinfektuar shkollat, janë vendosur udhëzimet, është hartuar udhëzuesi i përgjithshme, është përgatitur masterpalni për rimësimin, është hartuar protokolli i reagimit ndaj pandemisë, secili institucionit arsimor e ka krijuar taks-forcën e vet”, ka thënë Likaj.

Më tej, ai ka thënë se vendimi për fillimin e mësimit nuk ka qenë i lehtë, ndërsa ka shtuar se MASH-i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

“Vendimi për fillimin e viti të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë. MASH-i tash e disa muaj ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Janë dezinfektuar shkollat, janë vendosur udhëzimet, është hartuar udhëzuesi i përgjithshëm, është hartuar protokolli i reagimit ndaj pandemisë, secili institucionit arsimor e ka krijuar taks-forcën e vet”, ka përfunduar ministri Likaj./

Comment here