Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ministri i Arsimit takohet me përfaqësuesit e SBAShK-ut, diskutohet për fillimin e mësimit

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë biseduar sot për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.


Në një njoftim të SBAShK’ut është bërë e ditur se në takim u diskutuan përgatitjet që po bëjnë institucionet arsimore për fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor 2020/2021.

“Përfaqësuesit e SBAShK-ut shprehën interesim për kujdes të shtuar për mbrojtjen shëndetësore të mësimdhënësve në gjendje të rënduar shëndetësore, si dhe për procesin e testimit të një mostre të caktuar të mësimdhënësve para fillimit të vitit shkollor”, njofton Ministria e Arsimit.

“Ndërsa, ministri Likaj, ndër të tjera, i informoi përfaqësuesit e SBAShK-ut për pakon e masave të Qeverisë për mbështetjen e komunave për krijimin e kushteve për fillim të vitit të ri shkollor”, thekson njoftimi.

Po ashtu është bërë e ditur se Likaj dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut u dakorduan që të vizitojnë një numër të shkollave për të parë për së afërmi nivelin e përgatitjeve të institucioneve arsimore.

Comment here