Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ministri Kuçi përkujton 1647 të zhdukurit e luftës

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka përkujtuar 1,647 personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kuçi ka thënë se në çdo takim me Serbinë dhe ndërmjetësim ndërkombëtar, Kosova duhet të kërkojë të zbardhet fati i të pagjeturve

“1,647 personat e pagjetur janë plaga e freskët që nuk ndalon së pikuari lotë, deri kur secilit t’i pushojë trupi në atdheun e tyre tashmë të lirë.”, shkruan ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, zemra dhe shpirti ynë është me gjithë ata që presin një shenjë nga familjarët e tyre të humbur në luftë.

1,647 personat e pagjetur janë plaga e freskët që nuk ndalon së pikuari lotë, deri kur secilit t’i pushojë trupi në atdheun e tyre tashmë të lirë.

Ne jo vetëm që duhet të punojmë pa u ndalur, por duhet të kërkojmë në çdo takim me Serbinë dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar që të zbardhet fati i të pagjeturve.

Comment here