Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ministri Likaj e pranon: Fillimi i mësimit në veri u bë sipas plan programit të Qeverisë së Serbisë


Këtë e ka konfirmuar sot edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili thotë se ka informacione se institucionet që janë në komunat veriore kanë nisur mësimin edhe pse autoritetet qendrore kanë vendosur që një gjë e tillë të mos bëhet deri më 14 shtator.

Për këtë, Likaj tha se është politikë 20 vjeçare dhe se nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime me shkop magjik.

“Ministria e Arsimit, Qeveria e Kosovës është qeveri e të gjithë qytetarëve të saj. Ne kemi marrë informacione se ata kanë filluar mësimin online. Kjo është politikë 20 vjeçare, e cila nuk është zgjidhur. Ne nuk e kemi shkopin magjik. Jemi duke e bërë më të mirën edhe për ta”, u shpreh ai, gjatë vizitës ne shkollën ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë, së bashku me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe drejtoreshën e DKA-së në Prishtinë, Shpresa Shala, panë nga afër përgatitjet që po bëhen në këtë institucion për fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan Reporteri.net.

Likaj ka njoftuar se në 30 komunat e Kosovës po bëhen përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se pjesa dërrmuese e tyre janë duke punuar maksimalisht në këtë aspekt. /

Comment here